Rrugët e Tiranës prodhojnë vetëm kaos, trafik dhe aksidente.
Mëngjesin e sotëm pasagjerët e autobusit të Kamzës janë detyruar të zbresin për shkak të një parkimi të gabuar që solli trafik e kaos të madh.
Pasagjerët kanë treguar për JOQ ALBANIA, se një makinë kishte parkuar në mënyrë të gabuar anës rrugës, te ura e Institutit duke shkaktuar trafik.
Autobusi i Kamzës, duke qenë fizarmonik dysh, ka patur vështirësi për të kaluar rrugën dhe ka bllokuar të gjithë qarkullimin.
Për këtë arsye pasagjerëve u është kërkuar të zbresin, pasi autobusi nuk mund të lëvizte deri në mbërritjen e policisë.
Pasagjerët kanë ecur në këmbë deri te Terminali, ndërsa disa burra, mes tyre shoferi dhe fatorino, kanë tentuar të lëvizin makinën që kishte bllokuar rrugën.