Ministria e Shëndetësisë dhe gjithë institucionet në varësi të saj, janë pa dyshim ato që përfitojnë vlerat më të larta të tenderave, duke pasuruar kështu kompanitë që operojnë në këtë fushë.
Edhe në propagandën e vetë qeverisë shohim të shprehur shpenzimet që kryhen në emër të një shërbimi shëndetësor më të mirë, po si përkthehet kjo te qytetarët? A po marrin ata kujdesin e duhur mjekësor, sa herë drejtohen te profesinostët e jakave të bardha?
Një denoncim në redaksinë tonë i shoqëruar me video shqetësuese ka zbuluar gjendjen e rënduar në Maternitetin e Shkodrës, ku pacientët dhe familjarët përballen me kushte të papranueshme spitalore. Sipas mesazhit denoncues, pajisjet bazë për mbrojtjen e shëndetit,, janë në gjendje alarmante dhe kërcënojnë seriozisht shëndetin e pacientëve.
Në video shfaqen kushte të rënda: pacientët detyrohen të flenë në sfungjerë të dëmtuar, ndërsa muret e maternitetit janë të dëmtuara dhe të çara. Gjithashtu, mungesa e plotë e sistemit të ngrohjes, kaloriferët që nuk funksionojnë dhe mungesa e kondicionerëve detyrojnë familjarët të marrin zgjidhje nga shtëpia për të siguruar ngrohjen.
Mesazhi denoncues:
“Pompa e oksigjenit ne maternitetin e shkodres. Te marresh nje kancer qe as zoti ska cte ben. Kushtet e tjera. Duke fjetur ne sfungjer. Muret te shkallmuara si kampet e perqendrimit nazist. Pa ngrohje fare. Kaloriferat nuk punojn, kondicionera ska, duhet te zgjidhet vete ky problem nga familjaret i marrim nga shtepia.”