Një konflikt mes dy të miturve ka përfunduar me përdorimin e një mjeti prerës në ambientet e shkollës “Kolë Jakova” në Tiranë, duke lënë të plagosur një 14-vjeçar. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme.
Sipas njoftimit të policisë, sherri ka nisur midis dy bashkëmoshatarëve dhe ka degraduar në dhunë fizike. Gjatë përplasjes, njëri prej 14-vjeçarëve ka përdorur një mjet prerës për të dëmtuar tjetrin. I mituri i plagosur është transportuar menjëherë në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Për 14-vjeçarin që kreu aktin e dhunshëm, janë referuar materialet në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për procedime të mëtejshme ligjore.