Një grabitje me tritol ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Krujës.
Një bankomat që shërbente për turistët në hyrje të rrugës së kalasë është hedhur në erë me një sasi eksplozivi.
Sipas burimeve, shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate. Pas shpërthimit, grabitësit dyshohet se janë larguar me motor nga rruga dytësore që ndodhet poshtë kalasë. Por ajo që e bën këtë grabitje edhe më të çuditshme është metoda që grabitësit përdorën gjatë arratisjes: ata kanë hedhur disa kunja artizanalë nëpër rrugë për të shpuar gomat e mjeteve, me qëllim që të pengonin ndërhyrjen e shpejtë të policisë.
Pavarësisht përdorimit të metodave "të sofistikuara", ende nuk ka informacion të qartë nëse grabitësit kanë arritur të marrin paratë nga bankomati.
Policia është vënë në kërkim të autorëve dhe po heton për ngjarjen.