Një aksident tragjik automobilistik ka shkaktuar vdekjen e një 18-vjeçari shqiptar në lagjen “Kipseli” të Athinës. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugëve “Kipseli” dhe “Zakyntho”, ku dy motorë u përplasën me njëri-tjetrin.
Sipas burimeve policore, motori i drejtuar nga i riu shqiptar u përplas me motorin e një 16-vjeçari. Përplasja rezultoi fatale për 18-vjeçarin, i cili ra nga motori dhe u zvarrit për disa metra pa ndjenja, deri sa humbi jetën. Ndërsa drejtuesi tjetër, 16-vjeçari, ka pësuar lëndime të lehta.
Hetimet e deritanishme tregojnë se asnjëri nga të dy motoçiklistët nuk kishte vendosur kaskë mbrojtëse në momentin e përplasjes. Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.