Një incident është shënuar në rrugët e Tiranës ditën e djeshme, ku një qytetar raporton se është bërë ‘viktimë’ e sjelljeve të rrezikshme të drejtuesve të makinave që vijojnë të shkelin rregullat dhe të lënë pasojat mbi qytetarët e pafajshëm.
Ai thotë se drejtuesi i një mjeti e përplasi atë teksa po dilte dhe u largua nga vendi i ngjarjes duke bërë “të fortin”, pa treguar përgjegjësi apo interes për dëmet e shkaktuara.
I revoltuar, qytetari thotë për JOQ: “Kur do të marrë fund historia e këtyre ‘të fortëve’ në rrugët e Tiranës?” – duke ngritur shqetësimin për një problem të përhapur dhe të paprekur nga ligji deri më sot.