“Jap jetën për një thua të saj!” emocionohet trajneri që qëlloi me shuplakë të bijën

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.11.2024, 10:39

Një video e publikuar në JOQ Albania bëri bujë ditën e djeshme pasi u pa se trajneri nga Suhareka Valmir Fetiu qëllonte me shuplakë të bijën 8-vjeçare pas humbjes me rivalen serbe në ndeshjen e Taekwondo që u zhvillua në Tiranë.

Ky i fundit ka bërë disa dalje publike bashku me vajzën e tij, Valina Fetiu, për të sqaruar situatën e cila u bë temë diskutimi publik pas ndeshjes së vlefshme për Kampinatin Europian të Taekwondo.

Fetiu sqaroi se gjesti ishte një përpjekje për ta orientuar vajzën, pasi ajo ishte tejet e zhgënjyer nga humbja.

“E jap jetën për një thua të saj,”-tha ai emocionalisht gjatë emisionit, ndërsa më pas përqafoi dhe puthi të bijën, duke theksuar dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj saj.

Ai u pezullua 6 muaj nga Federata Europiane për të ushtruar profesionin e tij pasi videoja u bë virale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit