Magjia ekziston?! Pamjet se si lopa ngordh, pasi gruaja i bëri magji në Pogradec

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11.11.2024, 18:02

Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA publikoi pamjet ku një grua në fshatin Hudenisht, Pogradec shfaqet duke spërkatur banesën dhe lopën e një qytetari, për të cilën më vonë raportohet një fatkeqësi e papritur.

Sot, qytetari në fjalë ka njoftuar se lopa e tij ka ngordhur në mënyrë misterioze, pa shenja helmimi apo ndonjë sëmundje të dukshme. Sipas tij, lopa e tij ka thyer qafën papritmas dhe ka ngordhur, një incident që është regjistruar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë.

Qytetari beson se ky është efekti i magjisë që gruaja ka bërë disa ditë më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit