Një 42-vjeçar nga Teksasi, Jessie Clifford Brown, u dënua të premten me 40 vite burg për vrasjen e ish-të dashurit të thjeshtrës së tij, i cili kishte kërcënuar se do të publikonte në rrjet një foto nudo të saj.
John Allen Franco, 24 vjeç, u gjet i vdekur më 20 maj 2015, rreth orës 22:00, në kamionin e tij në një përrua në Liberty City, me një plagë plumbi në kokë. Ai ndërroi jetë në vend.
Një grua që ndodhej në automjetin e Franco-s i tha policisë se një kamion i kaltër kaloi pranë tyre para më pas u ndal anash rrugës, ku ndodheshin tre burra.
Ajo tha se Franco u largua me makinë dhe burrat e ndoqën nga pas. Në një moment, Franco ndaloi dhe një nga burrat doli nga kamioni dhe vrapoi drejt automjetit të tyre.
“Kur u qëllua, Franco, i cili ishte drejtuesi i automjetit, kishte po jepte kamionit mbrapsht. Kur u qëllua, qoftë për shkak të një refleksi ose me qëllim, ai i dha makinës mbrapsht duke përfunduar në një përrua,” tha Zëvendës Prokurorja e Parë e Qarkut Gregg, Stacey Brownlee.
Pas të shtënës, “shumë emra u përmendën si të dyshuar potencialë dhe pati shumë thashetheme,” thotë Brownlee. “Hetuesit ndoqën të gjitha këto thashetheme për të parë nëse ndonjë i dyshuar përputhej me përshkrimet fillestare, kryen analiza të telefonave celularë dhe në thelb mbetën pa të dhëna të tjera.”
Megjithatë, në vitin 2017, një dëshmitar u shfaq dhe i tha autoriteteve se Brown dhe dy burra të tjerë ishin përfshirë në vrasje, sipas News-Journal.
Një nga burrat supozohet se i tha policisë se Brown “donte të sulmonte Franco-n sepse ky i fundit kishte kërcënuar se do të publikonte foto nudo të thjeshtrës së Brown-it.”
“Ata po përpiqeshin të merrnin një telefon nga Franco dhe në telefon ndodheshin foto të papërshtatshme të thjeshtrës së Jessie Brown-it,” tha Brownlee. “Pjesë e qëllimit të tyre atë mbrëmje ishte të merrnin telefonin nga Franco,” i cili kishte qenë më parë i lidhur me thjeshtrën e Brown-it.
Prokurorët besojnë se një mesazh që Franco i kishte dërguar thjeshtrës së 42-vjeçarit, ku shfaqte një foto nudo, përbënte kërcënim për ta shpërndarë atë foto në rrjet. Brown u arrestua më 18 tetor 2018.