“Më ranë 9 dhëmbë nga stresi”, regjisori “Squid Game” tregon peripecitë gjatë xhirimeve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.11.2024, 20:40

Krijuesi i "Squid Game", Hwang Dong-hyuk, tregoi për përvojën e vështirë gjatë xhirimeve të sezonit të parë, ku për shkak të stresit të madh humbi tetë ose nëntë dhëmbë. Ai pranoi se ngarkesa emocionale gjatë produksionit ishte e padurueshme dhe e lodhshme.

Hwang pranoi se nuk kishte planifikuar një sezon të dytë, por pas suksesit global të sezonit të parë, ai ndryshoi mendim për shkak të mundësive financiare dhe potencialit për të zhvilluar më tej historinë. Ai theksoi se ndonëse sezoni i parë ishte hit, përfitimet personale nuk ishin të mëdha, ndaj sezoni i dytë është një përpjekje për të vazhduar historinë dhe për të kompensuar suksesin.

Hwang po punon për sezonin e dytë të "Squid Game" dhe pranoi se fundi i sezonit të parë la hapësirë për më shumë tregim. Ai përmendi se motivimi financiar luajti një rol të rëndësishëm në vendimin për të vazhduar projektin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit