Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, vendosi së fundmi të ndryshojë masën e sigurisë për kasapin e Onkologjikut, Edmond Gashi. Me vendim të datës 8 nëntor 2024, Gjykata zëvendësoi masën "arrest në shtëpi" me "garanci pasurore," duke urdhëruar depozitimin e një shume të caktuar si garanci. Gjithashtu, Mustafaj vendosi që Gashit t’i ndalohet dalja jashtë shtetit, me prokurorinë që mori masa për të bllokuar pasaportën dhe dokumentet e tjera të vlefshme për udhëtim jashtë vendit.
Por kush është gjyqtari që nuk i rezistoi miliardave të Mond Gashit?
Gjyqtari Ardit Mustafaj është një emër i njohur në drejtësinë shqiptare. Ai ka qenë kryesues i trupës gjyqësore në dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ku e dënoi atë për shpërdorim detyre me shërbim prove duke e shpëtuar nga burgu.
Po ashtu, Mustafaj ishte një ndër tre gjyqtarët që morën vendimin për "Eskobarin e Ballkanit," Klement Balili.
Megjithatë, një tjetër vendim i bujshëm i ka lënë gjurmë në opinionin publik: ai që i dha lirinë Arben Frrokut, i dënuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Në vitin 2015, Mustafaj, bashkë me kolegët e tij Dritan Hallunaj, Klodian Kurushi, Fran Prendi, dhe Liliana Baku, shpallën të pafajshëm Frrokun, duke i dhënë atij mundësinë të arratisej jashtë vendit. Ky vendim u cilësua skandaloz dhe vazhdon të ngrejë pyetje të forta për drejtësinë në Shqipëri.
Në vitet e fundit, Mustafaj kaloi edhe në procesin e Vettingut, ku fillimisht u gjet me probleme në deklarimin e pasurisë dhe u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Megjithatë, Komisioni i Posaçëm i Apelimit e riktheu atë në detyrë, duke vënë në diskutim "drejtësinë e re".
Ju si mendoni, sa miliarda ka futur në xhep ky gjyqtar për vendimin ndaj "kasapit" të Onkologjikut?