Tragjedi në fluturimin nga Tirana për në Britani, pasagjeri humb jetën

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.11.2024, 19:40

Një ngjarje tragjike ndodhi të dielën mbrëma, kur një burrë humbi jetën në bordin e një avioni që po fluturonte nga Tirana në drejtim të Mançesterit. Fluturimi i Ryanair ishte detyruar të devijonte drejt Londrës Stansted për shkak të një emergjence mjekësore.

Sipas mediave britanike, burri, i cili nuk është identifikuar ende dhe mosha e tij nuk është konfirmuar, u shpall i vdekur në vendngjarje. Fluturimi ishte nisur nga Tirana dhe kishte kaluar mbi Itali, Zvicër dhe Francë, para se të ulej në aeroportin Stansted.

Shërbimi i Ambulancës Lindore të Anglisë bëri të ditur se, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, burri kishte vdekur në avion. Aeroporti i Londrës Stansted po ashtu konfirmoi devijimin e fluturimit në orët e pasdites për shkak të emergjencës. Ryanair nuk ka dhënë ende një koment mbi ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit