Një person plagos rëndë me thikë disa kalimtarë rastësorë në Kosovë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.11.2024, 19:02

Pasditen e sotme, një incident i rëndë ka ndodhur në Ferizaj, Kosovë, ku një person ka sulmuar me thikë katër kalimtarë të rastësishëm. Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, ngjarja ka ndodhur në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”.

Zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Dyshohet se sulmuesi, një 59-vjeçar me inicialet E.S., po ecte me thikë në dorë dhe nisi të sulmonte kalimtarët, duke shkaktuar plagosjen e tyre të rëndë.

Autori i dyshuar është arrestuar nga policia menjëherë pas incidentit. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar motivet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit