Donald Trump: Stop operacioneve për ndryshimin e gjinisë te të miturit!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11.11.2024, 17:11

Presidenti i zgjedhur i Amerikës, Donald Trump ka bërë të ditur planet e tij për të vendosur një ndalim kombëtar për operacionet e ndryshimit të gjinisë për të miturit në Shtetet e Bashkuara.

Kjo masë synon të ndalojë trajtimet e tilla për individët nën moshën 18 vjeç. Ai gjithashtu paralajmëroi mësuesit për shkelje të të drejtave civile nëse sugjerojnë gjini alternative për nxënësit.

Trump propozoi gjithashtu një ligj që do të njohë ligjërisht vetëm dy gjini, burrë dhe grua, duke përjashtuar çdo interpretim tjetër. Për më tepër, ish-presidenti propozoi ndalimin e pjesëmarrjes së burrave biologjikë në sportet për femra, duke e konsideruar këtë si një masë për mbrojtjen e barazisë në sport.

Këto nisma priten të shkaktojnë reagime të forta nga grupet mbrojtëse të të drejtave të komunitetit LGBTQ+.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit