Gjendja e rrugës për në shkollë e pakalueshme, frikë për sigurinë e fëmijëve

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 11.11.2024, 12:57

Një prind që ka djalin në klasën e tretë në shkollën "Ardian Klosi" në Tiranë, ka ngritur shqetësimin lidhur me gjendjen e rënduar të rrugës ku duhet të kalojë për të çuar fëmijën në shkollë. Sipas rastit që ka ardhur në redaksinë tonë, kjo rrugë është e pakalueshme për shkak të baltës dhe gropave që përbëjnë një rrezik të vazhdueshëm, duke shkaktuar frikë për sigurinë e fëmijëve që kalojnë aty çdo ditë.

Prindi shprehet se, edhe pse ky problem ka vazhduar për një periudhë të gjatë, ende nuk e dinë se kur mund të ndërhyhet për riparimin e rrugës. Denoncuesi tregon se situata ka qenë e njëjtë që nga koha kur e çonte fëmijën në kopësht dhe duket se do të mbetet e tillë deri në fund të vitit shkollor, kur djali do të mbarojë klasën e tretë. Në mesazhin bashkëngjiur videos që ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania, prindi kërkon një zgjidhje të menjëhershme për përmirësimin e kushteve të rrugës.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje! Jam nje prin qe kam nje femije tek shkolla Ardian Klosi ne Tirane. E kam djalin ne klase te trete dhe rruga per ne shkolle esht ne mjerim. Nuk e di se kur do behet por ke frik se te humb femija ne grope te lesh vetem. Kjo rruge qe kur e coja ne kopesht ne kte gjendje shkoi kls 3 prap keshtu besoj dhe 9 vjecaren keshtu do e mbyllim. Turp i zotit 2024 te kesh atletet me balte ne shkolle. Ndjese se u zgjata por na ka ardh shpirti ku nuk mban. Po ju dergoj dhe nje video nese e postoni. Ju pershendes.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit