Trajneri qëllon me shpullë të bijën 8-vjeçare se humbi kundër rivales serbe në Taekwondo

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.11.2024, 12:14

Një incident i turpshëm është regjistruar në ndeshjen e Taekwondo për fëmijë në Tiranë dje. Trajneri i Kosovës ka goditur me shuplakë të bijën 8-vjeçare pas humbjes ndaj rivales serbe.

Në sallën e ndeshjes trajneri i Kombëtares së Kosovës u pa duke qëlluar të miturën pas humbjes së saj në finale.

Pas ndeshjes ku konkurrentja serbe në Taekwondo, Nina Savic, fitoi medaljen e artë duke mposhtur Valina Fetiun nga Kosova, trajneri Valmir Fetiu e njëkohësisht babai i kësaj të fundit duket teksa tërheq me forcë vajzën nga helmeta.

Vajza bie në dysheme dhe filloi të qante, ndërsa ai më pas e qëllon me shuplakë.

Kjo skenë ka ngjallur zemërim dhe reagime të forta në komunitetin sportiv dhe publikun e gjerë.

Sipas mediave rajonale, trajneri është dënuar menjëherë me pezullim për gjashtë muaj nga aktivitetet sportive, si masë ndëshkimore për sjelljen e tij të papranueshme.

Fetiu ka deklaruar se e ka qëlluar të bijën me shpullë për ta qetësuar e jo për ta ndëshkuar e i është kundërpërgjigjur reagimeve duke thënë se askush nuk e do vajzën e tij më shumë se ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit