Një qytetar ka shprehur pakënaqësi ndaj policisë kufitare të Kosovës në pikën doganore të Qafë Prushit, duke i akuzuar për selektivitet në kontrollet e automjeteve.
Ai pretendon se policia i ndaloi automjetin e tij, një Mercedes, për të kontrolluar numrin e shasisë, ndërkohë që automjete të tjera kalonin pa iu nënshtruar të njëjtave procedura kontrolli.
Qytetari thekson se ky lloj selektiviteti është shqetësues dhe kërkon trajtim të barabartë për të gjithë drejtuesit e automjeteve në kufi.
“Ma ndaloi Mercedesin per numrin e shasise. Shiko si kalojne tjerat pa asnje kontroll!”-thotë ai.
View this post on Instagram