Një banor i Fushë Arrëzit ka ngritur i është dretjuar redaksisë sonë për një shqetësim madhor për komunitetin ku jeton. Banori raporton se prej kohësh përballen me një situatë që i pengon në jetë e tyre të përditshme.
Përpara derës së shtëpisë së tij gjendet një grup qensh endacakë që frikësojnë dhe shqetësojnë gjithë komunitetin, por sidomos fëmijët dhe ata që duhet të kthehen nga puna në orët e vona të darkës.
Ai tregon se herë pas herë qytetarët janë përpjekur të kërkojnë ndihmë nga autoritetet lokale për të adresuar këtë problem, por deri tani nuk është marrë asnjë masë konkrete për t’i larguar ose për t’i trajtuar në një mënyrë të sigurt.
Mesazhi i qytetarit:
“Si je kam ni ankes nese mundesh hidhe. Ne der te shpis o vlla. O JOQkto ste lajn me dal jan ne der te shpis kemi ber ankes po sbejn asigja o vlla ne dark ka njerz qe vin prej pune dhe ju sulen ne banoret skemi qa te bejm. Ka edhe femi. Fushe arrez 25 qen”.
Kjo problematikë nuk i përket vetëm Fushë Arrëzit, pasi e hasim në zona të ndryshme të vendit, madje jo më larg se pak kilometra edhe nga qendra e kryeqytetit.