Fshati Zahrisht në Has po përballet me një situatë të pazakontë sa i përket infrastrukturës energjetike.
Banorët janë detyruar të marrin vetë përsipër vendosjen e shtyllave elektrike, për shkak të mungesës së ndërhyrjes nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE)
Ata pretendojnë se, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të kontaktuar me shtetin në mënyrë që të krijohet një infrastrukturë e përshtatshme dhe të qëndrueshme, OSHEE nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të vendosur kabllot e nevojshme për furnizimin me energji.
Sipas banorëve, mungesa e kabllove të vendosura nga OSHEE ka krijuar një situatë të vështirë, duke i lënë ata pa energji elektrike për aktivitetet e përditshme.
“Vendosëm shtyllat vetë, por nuk po shohim asnjë lëvizje nga ana e OSHEE-së për të vendosur kabllot,” shprehen banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse.