Një nënë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim shqetësues, ku ndan historinë e saj të dhimbshme mbi përvojën gjatë shtatzënisë dhe pasojat e rënda që i janë shkaktuar për shkak të neglizhencës së mjekut obstetër-gjinekolog, Elton Koroveshi, që punon në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë".
Vajza e saj, e cila ka ardhur në jetë para dy muajsh, ndodhet ende në reanimacionin e maternitetit "Koço Gliozheni" dhe mjekët nuk i kanë dhënë shpresa se ajo mund të jetojë.
Nëna rrëfen se e gjithë shtatzënia e saj ishte ndjekur nga Dr. Koroveshi në klinikën e tij private deri në muajin e nëntë, ku çdo vizitë shkonte mirë. Ajo thekson që e ka paguar çdo muaj mjekun gjatë periudhës që ka kryer vizitat në klinikën e tij private, ndërsa sipas saj në muajin e fundit ky i fundit i ka rekomanduar asaj të vizitohet në shtet.
Më tej, nëna tregon se në javën e 41-të, pasi kishte ndjerë lagështi të vazhdueshme, u drejtua në maternitet për kontroll, por u informua se nuk bëhej fjalë për plasje ujërash, por për sekrecione. Nuk iu krye asnjë eko, vetëm një kontroll gjinekologjik.
Në ditën e fundit të javës së 41-të, një eko jashtë klinikës zbuloi se nuk kishte më ujë amniotik, një situatë e rrezikshme për nënën dhe fëmijën. Sipas rrëfimit të saj, Dr. Koroveshi e këshilloi të shtrihej në maternitetin "Koço Gliozheni" për lindje për shkak të mungesës së shtretërve në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë", por pa i dhënë asnjë rekomandim të mëtejshëm.
Stafi i "Koço Gliozheni"-t reagoi menjëherë kur pa rastin e saj, duke identifikuar se nëna dhe foshnja ishin në rrezik të madh jete. Vajza lindi me asfiksi të rëndë dhe qëndron e intubuar prej dy muajsh, pa shpresa për përmirësim. Nëna përmend se mjeku që e kishte ndjekur gjatë shtatzënisë nuk e ka kontaktuar asnjëherë për ta pyetur atë për mbarëvajtjen e lindjes.
Rrëfimi i plotë i nënës:
Nqs keni mundesi postojeni. Mbase shpetohet jeta e femijeve dhe grave. Neglizhenca e nje doktori po ben qe vajza ime prej 2 muajsh eshte ne reanimacionin Koco Gliozheni dhe asnje shprese per jeten Gjate gjithe shtatezanise jam ndjekur me Dr.Elton Koroveshi qe punon te Mbreteresha Geraldine. Normalisht shkova te ai pasi kisha degjuar fjale te mira. Cdo vizit e kam bere ne kliniken e tij private dhe shtatezania me ka ecur shume mire. Kam pasur nje shtatezani shume te mbare.
Pasi hyra ne muajin e 9 vizitat me tha qe do i benim ne spital e jo më ne klinike. Kur isha 40 javeshe bera viziten dhe nje eko dhe cdo gje dukej mire si me peshe si me parametra, isha hapur 3,5 cm dhe i them qe si i behet tani me stimulues apo me operacion sepse nuk e kam idene ?! E me tha qe do presim deri 42 jave nese nuk fillojne dhimbjet. 41 javeshe e 1 dite i shkruaj ne darke sepse gjate gjithe dites kisha si lagie te mbathjeve dhe tutave dhe kisha frik mos ishin ujrat dhe me tha qe te ikja ne spital per nje kontroll.
Doktori qe me kontrolloi me tha qe nuk jane ujra por sekrecione (nderkoh isha e hapur), nuk me bene asnje eko. Thjesht nje kontroll gjinekologjik. (Une dija qe vizitat javet e fundit beheshin cdo dite ose cdo 2 dite por ai mi bente 1 her ne jav). Ika 41 javshe e 6 dite per vizite sepse isha ne merak dhe kur bera ekon te qendra e gruas doli qe nuk kisha asnje xhep me uje.
Kur ai pa ekon ishte shume i qete dhe tha “atehere, ti duhet te shtrohesh per te lindur por ne nuk kemi shtreter, do shkosh te Materniteti i Ri, si thua? Nqs ata ste pranojne me merr ne cel tha. E theksoj ishte shume i qete kur ma tha dhe nuk me dha asnje rekomandim.
Shkoj te Materniteti i Ri Koco Gliozheni dhe kur me pane rastin tim jane alarmuar. Isha ne rrezik jete une dhe vajza, 5 dite ujra te plasura. Lindja ishte shume e veshtire, vajza lindi me asfiksim te rende, ka 2 muaj e intubuar dhe nuk na kane dhene asnje shpres per jeten. Doktori nuk u interesua kurre. Une nuk kam pas forcen te ballafaqohem sepse kam stresin e vajzes dhe e di qe ligji ktu nuk ben asgje.
Por dua te gjithe ta dine cfare ndodh nga neglizhenca e nje doktori ELTON KOROVESHI. Vetem per shkak te neglizhences vajza ime eshte duke u shuar pak nga pak. Dhe ne me te si familje. Video e bere sot akoma ne reanimacion.
Kjo eshte epikriza e vajzes. Keto jane problematikat e vajzes pasi ka ndejtur 4-5 dite me ujra te plasura.
Problematikat e paraqitura:
1. Term/Aga 2. Asfixi e rende ne lindje 3. Sepsis neonator 4. IR-Pneumoni 5. Konvulsione 6. Hydrocefali 7. Encefalopati Hypoksike ishemike gr.3 8. Anemi
Une stafin e Koco Gliozhenit e falenderoj shume sepse prej tyre jam gjalle. Doktor Elton Koroveshi pasi pa gjendjen time nuk me mori persiper por me transferoi te Koco Gliozheni. Dhe akoma nuk me ka derguar nje sms per te pyetur si shkoi lindja. Edhe pse jam ndjekur me te nga muaji i 1. Duke i dhen lek cdo muaj.