Një prind ka raportuar në redaksinë e JOQ Albania një situatë problematike në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT, ku fëmijët po presin gjatë për të marrë shërbimin mjekësor.
Sipas tij, në një periudhë prej dy orësh (16:50-19:00) janë vizituar vetëm 10 pacientë, ku numrat në radhë në tabelën elektronike kanë lëvizur nga 228 deri në 238, ndërkohë qytetari mban numrin 256 në rradhë.
Pavarësisht fluksit të madh të vizitave, qytetari raporton se momentalisht Urgjenca e Pediatrisë po funksionon vetëm me një dhomë vizitash, dhomën 2, ndërsa dhoma 1 nuk po përdoret.
Ai shprehet se ka mbërritur aty që prej orës 16:50 dhe kanë kaluar gati 4 orë që pret për t'i bërë një serum fëmijës së tij.
Sipas qytetarit, deri te numri 229, Urgjenca funksiononte me dy dhoma, por më pas është kufizuar në një të vetme.