Skena të turpshme: Goditet me shuplakë nga trajneri i Kosovës tetëvjeçarja kosovare që humbi kundër rivales serbe në taekwondo

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.11.2024, 20:03

Skena të turpshme janë parë në Kampionatin Evropian të Taekwondos për djem dhe vajza nga njëri prej trajnerëve të Kosovës, që po mbahet në Tiranë.

Një nga trajnerët e Kombëtares së Kosovës ka trajtuar dhunshëm një vajzë tetëvjeçare, e cila ka pësuar humbje.

Taekwondosja serbe Nina Savic fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian për moshat 6 deri në 8 vjeç ku në finale mposhti Valina Fetiun nga Kosova.

Pas humbjes së vajzës nga Kosova, trajneri i Kosovës e ka sulmuar fizikisht.

Fillimisht ai e tërhoqi fort nga helmeta në kokë dhe më pas e goditi me shuplakë. Vajza ra në dysheme dhe filloi të qajë, shkruan klix.ba.

Më pas, një nga gjyqtarët e ndeshjes erdhi menjëherë dhe e përqafoi vajzën.

Sipas mediave nga rajoni, trajneri është dënuar menjëherë me gjashtë muaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit