Çmimet e apartamenteve priten të rriten sërish, Tirana, e pesta më e shtrenjta në Europë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.11.2024, 19:00

Tirana mbetet një nga qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së apartamenteve, ku për të blerë një apartament nevojiten mesatarisht 15.3 vite të ardhura. Në renditjen europiane të vitit 2024, ajo radhitet pas Lisbonës, Parisit, Splitit dhe Milanos, duke u përfshirë në pesë qytetet më të kushtueshme për këtë tregues. Ndërkohë, një vit më parë, Tirana ishte e gjashta, me 17.5 vite.

Ndërtuesit dhe ekspertët e tregut paralajmërojnë rritje të çmimeve për shkak të taksave më të larta për ndërtuesit, veçanërisht pas rritjes së detyrimeve në gusht 2023. Kjo, së bashku me kërkesën e ulët krahasuar me vitin e kaluar, ka ndikuar në tregun imobiliar. Pjesa më e madhe e blerësve janë shqiptarë nga diaspora dhe prindër që investojnë për fëmijët e tyre që studiojnë në kryeqytet, ndërsa kërkesa për zonat bregdetare është e nxitur nga shqiptarët jashtë vendit dhe të huajt.

Raporti çmim/qira për Tiranën, deri në mesin e 2024, është 21,76 për zonat qendrore dhe 17,38 për zonat jashtë qendrës, duke sugjeruar që blerja është më e leverdishme për zonat periferike. Kjo tregon se në qytete si Shkupi dhe Podgorica, është ende më e përballueshme të blesh një apartament krahasuar me qiratë. Vlerat e raportit për zonat qendrore të qyteteve të tjera si Athina dhe Shkupi tregojnë se marrja me qira është më e favorshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit