Rreziqet e fshehura të veshjeve të dorës së dytë, si t’i pastroni për të shmangur infeksionet

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.11.2024, 20:00

Është e vërtetë që veshjet e dorës së dytë ju tërheqin për shkak të çmimeve të ulëta dhe origjinalitetit, mirëpo shkencëtarët paralajmërojnë për rreziqet e mundshme shëndetësore që ato mbartin.

Dr. Primrose Freestone nga Universiteti i Leicester-it thotë se këto rroba mund të mbajnë mikroorganizma nga mikrobioma e lëkurës së përdoruesve të mëparshëm dhe janë burim i mundshëm i infeksioneve nëse nuk lahen siç duhet. Përdorimi i detergjentit në temperatura të larta, rreth 60°C, është thelbësor për të eliminuar bakteret dhe viruset.

Dr. Freestone paralajmëron se larja me ujë të ftohtë nuk është e mjaftueshme për të zhdukur patogjenët. Për veshjet që nuk mund të lahen me ujë të ngrohtë, rekomandohet përdorimi i dezinfektuesve të rrobave. Është e rëndësishme gjithashtu që veshjet e dorës së dytë të ndahen nga ato të tjera derisa të lahen plotësisht, për të shmangur ndonjë kontaminim të mundshëm.

Me rritjen e kërkesës për modën e dorës së dytë, njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të ndërmarrin masa për të siguruar që veshjet e blera të jenë të pastra. Kështu, përveç përfitimeve mjedisore dhe ekonomike, duhet të mendohet edhe për shëndetin personal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit