Një incident i pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Spitali Memorial”, pranë hekurudhës. Një automjet me drejtues shtetasin L. K., 28 vjeç, ka marrë flakë gjatë ecjes, duke shkaktuar frikë dhe panik te kalimtarët. Shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht, në këtë ngjarje nuk ka pasur viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale të konsiderueshme. Drejtuesi i mjetit konstatoi flakët dhe ndaloi menjëherë dhe nuk ka marrë lëndime.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe vijon punën për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.