Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.11.2024, 17:34
Në fshatin Tudan, vetëm 6 km nga Elbasani, banorët janë detyruar të marrin iniciativën për të ndërtuar me kontributin e tyre rrugën që çon drejt varrezave.
Ky segment prej vetëm 2 km ka qenë një simbol i premtimeve të thyera për 34 vite me radhë, ku secila qeveri ka kaluar pa e vënë re nevojën bazë të këtij komuniteti.
Kkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llataj, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të adresuar këtë situatë, duke theksuar më tej indiferencën dhe shpërfilljen e autoriteteve lokale dhe shtetit ndaj nevojave të komunitetit.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.