U godit me thikë në qafë, Manderina Çela: “Më kërkoi marrëdhënie seksuale”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.11.2024, 17:10

Pasditen e së mërkurës, një grua në Korçë ra pre e dhunës.

Ilia Çami, doli nga burgu pas 6 muajsh dhe përndoqi dhe plagosi me thikë në fytyrë, fyt dhe krah, Manderina Çelën, nënë e tre fëmijëve.

30-vjeçarja është shprehur se nuk ka pasur lidhje intime me autorin në fjalë dhe se ai e përndiqte prej kohësh.

"Nuk kam pasur asnjë lidhje me të, siç thonë mediat. Janë gënjeshtra. Ditën që ndodhi ngjarja isha te nipi në spital, erdhi më ndoqi. Sapo dola, më preu rrugën dhe i thashë të mos më ndiqte. Më kërkoi diçka që nuk e them dot këtu. Më kërkoi marrëdhënie seksuale dhe kafe. I thashë që nuk vij. E shtyva me duar. Nxori thikën dhe më tha: "Do të të ther!". Më vendosi thikën në grykë, e shtyva, i ra thika përtokë, më shtriu dhe më tha: "Do të të ther!". E mbajta. Në çastin që kreu krimin, ngrinte kokën dhe shihte dikë. Nuk e di kë priste, me kë do të më therte", tregoi ajo.

E pyetur nëse ka patur lidhje dashurime me Ilir Çamin dhe nëse i ka marrë 5 milion lekë, Mandarina Çela tha se nuk është e vërtetë.

“Jo, fare. Është gënjeshtër. Unë nuk i kam marrë lek. Burrin emigrant unë, djali emigrant. Janë të gjithë gënjeshtra. Hapte Facebook në emrin tim, në emrin e tij, foton e tija, i shkruante njerëzve. Nuk e kam unë I thoja njerëzve. Me ka turpëruar. Me këtë që bëri ndihem e frikësuar. Me këtë që bëri kam frikë. Jam e tronditur. Të shohësh një burrë të të shtrijë në rrugë, me thikë. Nuk kam qenë e lidhur. As e lidhur, as lek nuk I kam marrë”, shtoi ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit