Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Strikçanit, pranë Shupenzës.
Automjeti ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga një urë me lartësi prej dy metrash, duke përfunduar në lumë.
Kalimtarët që ndodheshin aty kanë ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar drejtuesin e automjetit dhe djalin e tij, të cilët ende nuk janë identifikuar.
Të dy të lënduarit janë dërguar në spitalin e Bulqizës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.