Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në Laprakë, Tiranë, ku një automjet Audi, i drejtuar nga një shofer i quajtur Klevis, ka përplasur pasqyrën e një makine dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes pa ndaluar.
Shoferja e mjetit tip “Smart” thotë se nga frika e paniku ka devijuar dhe ka goditur një bordurë, duke shkaktuar dëmtime në parakolp.
Ajo ka tentuar ta ndjekë shoferin e Audi-t, duke përdorur borinë për ta paralajmëruar, por ai ka vazhduar udhëtimin pa ndaluar.
Vajza i kërkon shofer Klevisit që të marrë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar dhe sjelljen e papërgjegjshme në rrugë pasi jo të gjithë kanë mundësi të riparojnë makinën për shkak të shoferëve të papergjegjshem si puna e tij.
Mesazhi i vajzës:
Përshëndjetje, Dje në Laprakë më ka kapur njëri pasqyrën e makinës dhe nuk ndaloi. Nga përplasja është krisur dera disa vende. Dhe kur devijova nga trembja kapa një bordurë me parakolp
Klevis emri shoferit me Audi
Të lutem mund ta shpërndash si njoftim që djali të shkruajë të mbajë përgjegjësi për dëmin dhe për faktin që nuk ndaloi fare. Ky është audi gjithë rrugën kundravajtje. Jo të gjithë mund ti rregullojmë makinat sa herë dalin tipa si ky në rrugë na bien dhe ecin si tju dojë qejfi. E lajmërova me bori disa herë. E ndoqa dhe nga mbrapa deri tek spitali ushtarak Por nuk ndaloi