Plas sherri në ndeshjen Devolli-Tomori: Tifozët e Devollit nxirren nga stadiumi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.11.2024, 15:16

Ndeshja mes Devollit dhe Tomorit u shoqërua me tensione të larta dhe përplasje mes tifozëve dhe drejtuesve.

Incidentet filluan pasi një lojtar i Tomorit mori karton të kuq, gjë që shkaktoi reagime të ashpra. Pas vendimit, zyrtarët e Tomorit hynë në fushë dhe situata u përkeqësua kur një nga lojtarët bëri një veprim provokues duke ulur tutat para tifozëve të Devollit.

Ky provokim ndezi tifozët e Devollit, të cilët nisën të shanin në drejtim të lojtarëve kundërshtarë. Si rezultat, forcat e sigurisë ndërhynë dhe larguan tifozët e Devollit nga stadiumi, duke e përfunduar ndeshjen në një atmosferë të tensionuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit