Vogëlushja 8-vjeçare gjen mizë në gurabie

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.11.2024, 14:44

Një rast shqetësues i mungesës së kontrolleve të kuahteve të punës në fabrikat e prodhimit të produkteve ushqimore është raportuar nga një familje, pasi vajza e tyre 8-vjeçare gjeti një mizë brenda një gurabieje të blerë në një dyqan.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje serioze mbi standardet e sigurisë ushqimore dhe higjienës që ndiqen nga prodhuesit dhe dyqanet e ushqimeve.

Prindërit e vajzës kërkojnë përgjigje nga autoritetet dhe një rishikim më të rreptë të kushteve sanitare në sektorin e prodhimit dhe shpërndarjes së ushqimeve.

Ky rast nënvizon nevojën për masa më të ashpra kontrolli mbi cilësinë e produkteve ushqimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit