Shqiptari qëllohet 7 herë me armë zjarri dhe shpëton

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.11.2024, 12:25

Një 43-vjeçar shqiptar i ka shpëtuar 7 plumbave të qëlluar qëlluar drejt tij nga dy persona që ndodheshin në një skuter.

Ngjarja ka ndodhur në Campania, Itali dhe hipoteza kryesore është ajo e një tentative grabitjeje, por kjo mbetet për t'u verifikuar.

Në mbrëmje në spitalin ‘San Giuliano’, është paraqitur me plagë me armë zjarri një shtetas shqiptar 43-vjeçar, tashmë i njohur për policinë.

43-vjeçari është goditur nga shtatë të shtëna me armë zjarri, mes këmbëve, barkut dhe duarve.

Hetimet kryhen nga karabinierët e Giugliano ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është i njohur për autoritet italiane, pasi dyshohet se ka qenë pjese e grupeve kriminele të trafikut të drogës dhe armëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit