Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se do të ndjekë politika që përqendrohen në ndryshimin e disa vendimeve ekzistuese dhe krijimin e një qasjeje të re ndaj komunitetit LGBTQ+.
Gjatë fushatës, Trump ka folur hapur për disa çështje sa i përket këtij komuniteti, veçanërisht për personat transgjinorë. Një nga prioritetet e tij është "mbrojtja e sporteve të grave" duke kufizuar pjesëmarrjen e transgjinoreve në sportet e grave, me argumentin se kjo mbron konkurrencën e drejtë, ndërsa synohet që gratë transgjinore që marrin pjesë në sportet që përputhen me identitetin e tyre gjinor. Përkrahësit e këtyre masave besojnë se ato janë të nevojshme për të ruajtur integritetin e sportit femëror dhe për të mbrojtur pjesëmarrëset biologjike.
Trump gjithashtu ka shprehur qëllimin për të ndalur financimet për shkollat që promovojnë atë që ai e quan “ideologji radikale gjinore.” Ky hap është parë si një mënyrë për të rregulluar përmbajtjen që mësohet në shkolla dhe për të pasur një qasje më konservatore në edukim.
Një tjetër aspekt i diskutuar është kujdesi shëndetësor për personat trans, veçanërisht të rinjtë. Trump ka përmendur mundësinë e kufizimeve në ofrimin e kujdesit mjekësor që afirmon gjininë për të miturit, duke synuar të ndjekë shembujt e disa shteteve që tashmë kanë vendosur kufizime të tilla. Përkrahësit argumentojnë se këto masa janë të nevojshme për të mbrojtur të miturit nga vendime që mund të kenë pasoja afatgjata.
Në aspektin e identifikimit dhe politikave arsimore, Trump ka sugjeruar rishikimin e politikave që lejojnë ndryshimet e gjinisë në dokumentet e identifikimit. Ky hap është vlerësuar nga mbështetësit si një mënyrë për të ruajtur rendin tradicional, ndërsa kritikët argumentojnë se kjo mund të krijojë vështirësi për personat trans në jetën e përditshme.