Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.11.2024, 21:25
Pas tragjedisë së rëndë të disa ditëve më parë ku 33-vjeçari Dritan Lalaj, nga Frakulla e Vogël e Fierit i dha fund jetës së tij në Hamburg të Gjermanisë për shkak të mosdhënies së pagesës nga pronari, një tjetër rast shqetësues është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania. Rasti i Dritanit tronditi komunitetin shqiptar dhe zbuloi anën e errët të mosdhënies së pagave dhe pasojat e saj tragjike.
Së fundmi, një qytetar shqiptar ka dërguar një mesazh denoncues duke hedhur dritë mbi situatën e rëndë me të cilën ai dhe të tjerë punëtorë janë përballur.
Ai denoncon një person me origjinë nga Kosova, G.M, i cili sipas qytetarit posedon një firmë në Zvicër dhe operon kryesisht në Gjermani. Denoncuesi tregon se prej muajsh nuk ka marrë pagesën, ndërkohë që shtetasi në fjalë e ka mbajtur me premtime boshe, justifikime dhe pa asnjë përgjigje konkrete.
Komunikimet e denoncuara, të cilat janë zhvilluar nga data 20 gusht deri më 12 shtator, tregojnë përpjekjet e vazhdueshme të denoncuesit për të marrë pagën e tij, por mesazhet e tij mbetën pa përgjigje në datat e fundit.
Rasti përfshin një situatë të ngjashme me shumë të tjerë, ku punëtorët shqiptarë që detyrohen të punojnë në të zezë mbeten të pambrojtur dhe pa të drejta përballë mashtrimeve të tilla.
Sipas kërkimeve që qytetari ka kryer, rezulton se aktiviteti i G.M përfshin projektet e fibrave optike në Gjermani nën emrin e firmës "Integra Bau" ose të lidhura me të.
Qytetari apelon për ndërgjegjësimin e publikut dhe për masat që duhen marrë për të mbrojtur punëtorët nga shkelje të tilla.
Denoncimi i plotë i qytetarit:
Pershendetje JOQ! Marr shkas nga rasti i djalit qe fatkeqsisht humbi jeten nga moskorrektesia e pronarit. Do te doja te denoncoja rastin e nje personi me origjin nga Kosova i cili posedon nje firme ne Zvicer dhe aktivitetin e tij e ka me shume ne Gjermani. Jam nje nga dhjetra personat e mashtruar nga ai persa i perket pageses. Kam biseda me te si dhe prova te tjera. Pas publikimi jam i sigurt qe do keni sms qe nuk jam as i pari dhe as i fundit per kete rast si dhe per personin ne fjale! Problemi ka filluar rreth nje muaj pasi nisem pune tek personi ne fjale. Pasi ram dakort qe pagesa te behej njehere ne muaj. Me pas personi ne fjale na ofroi vetem 1000€ nga pagesa me justifikimin qe do mbyllnim llogarit pas vetem 3 ditesh. Menduam se me e mira ishte qe mos i mernim dhe ti mernim me pas te gjitha sic kishim biseduar. Por me pas dhe ato 1000€ ishin zhdukur. Ndodhi qe na ndaloi policia sepse fatkqesisht ishim ne te zeze dhe person ne fjale u zhduk. Kemi provuar disa here ta kontaktojm ate ose personat e tjer qe ai kishte lene pergjegjes por si perfundim morem vetem 1000€ nga 3400 qe kishim secili. Pas disa ditesh mar vesh qe ne nuk ishim as te paret as te fundit qe e kerkonim ate person por ishin dhe dhjetra shqiptare nga troje te ndryshme qe e kerkonin dhe nuk po arrinin ta gjenin pasi ai zhdukej. Personi ne fjale quhet G.M. dhe eshte me origjine nga Kosova e banues ne Zvicer. Kam arritur te gjej nje firme te cilen ai e kishte ne makine. Ne Gjermani eshte nje pune e cila quhet Glasfaserkabel e cila meret me shtrimin e fibres optike ne rruge tokesore. Por mesa na ka mashtruar, ne Gjermani operon me Integra Bau nuk e di nese eshte firma e tij personale ose eshte menaxheri saj.Eshte problematike qe shume emigrante e kan dhe faqa juaj me publikimin e tyre do te ndihmonte sado pak ne permiresimin e korrektesise edhe jashte trojeve shqipetare.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.