Kopshti shtetëror “Bambi” kërkon pagesë ekstra për kushtet minimale, prindërit të revoltuar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.11.2024, 17:44

Një ankesë ka mbërritur në redaksinë tonë lidhur me kopshtin "Bambi" në Rrugën e Durrësit, si pasojë e kërkesës së fundit për pagesë ekstra.

Sipas një njoftimi të bërë në mbledhjen e datës 3 tetor, kërkohet që secili prind të kontribuojë me 4,000 lekë për vendosjen e një kondicioneri dhe blerjen e materialeve të nevojshme shkollore.

Kopshti në fjalë është institucion shtetëror, i cili duhet të sigurojë mjedise të përshtatshme dhe të standardizuara për fëmijët. Sipas ligjit, është përgjegjësia e shtetit dhe jo e prindërve që të sigurojnë kushtet e nevojshme për një arsimin dhe kujdesin e fëmijëve. Kërkesa për pagesa ekstra për kondicionerë dhe material shkollor ngre pyetje të mëdha për transparencën dhe menaxhimin e fondeve në këto institucione.

“Tani Erion Velia don edhe 4,000 lek per me vendos kondicioner edhe per materiale shkollore . Ska me turp per kete vend . Edhe te kalamajt duan te vjedhin lek . Po e bej kete denoncim per kopshtin numer 8 tek rruga e durresit . KOPSHTI BAMBI Pse duhet te paguj ato lek kur ai esht kopsht shtetêror?”, shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit