Një 27-vjeçar nga fshati Picar i Gjirokastrës është arrestuar pas hetimeve për mashtrim dhe mbajtje të armëve pa leje.
I dyshuari, identifikuar si A.K., akuzohet për veprat penale "mashtrim" me pasoja të rënda dhe "prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive". Hetimet kanë zbuluar se ai ka përfituar një shumë prej 42,000 eurosh nga një shtetase, përmes mashtrimit.
Përveç akuzave për mashtrim, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, Policia ka sekuestruar gjithashtu një pistoletë, të cilën A.K. e mbante pa leje. Pas arrestimit, çështja i është referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.