Torturoi e vrau 2 persona në 1997/Prokuroria kërkon 25 vjet burg për Bujo Çamin

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 09.11.2024, 15:10

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Berat ka kërkuar 25 vjet burg për shtetasin Byniamin Hajro, i njohur me nofkën Bujo Çami, për akuzën e "Vrasjes me paramendim" të dy personave në vitin 1997. Ngjarja ka ndodhur në Berat, ku viktimat u torturuan dhe u dogjën të gjallë. Hajro njihet si kreu i një grupi të njohur kriminal në zonën e Vakëfit.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtor të tij për kryerjen e veprës penale "Vrasje me paramendim," e kryer në bashkëpunim, në përputhje me nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal. Viktimat, Eduart Pema dhe Arian Avdullai, u rrëmbyen më 3 qershor të vitit 1997, u mbajtën në një garazhd, dhe sipas provave u torturuan duke i goditur me mjete të forta dhe armë zjarri e më pas u dogjën të gjallë.

Nga hetimet rezulton se Hajro veproi në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar për të organizuar dhe ekzekutuar aktin.

Pjesëtarët e grupit të njohur si "Banda e Vakëfit" përfshijnë:

Benjamin Hajro (Bujo Çami), në kërkim, i dyshuar si kreu i grupit

Kudret Zhuka, 49 vjeç, i arrestuar

Kastriot Frashëri, 45 vjeç, i arrestuar

Gazmend Hoxha, 41 vjeç, në kërkim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit