Gati resorti i ri i oligarkut në Sarandë! I hedh kamionat me inerte në det

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.11.2024, 12:51

Një situatë alarmante vazhdon prej javësh në plazhin natyral tek Kodra e Marines në Sarandë. Qartësisht në kodër po planifikohet ndërtimi i një resorti të ri nga një oligark ende i panjohur dhe inertet po hidhen në det për të krijuar terren për ndërtimin e resortit.

Një qytetar i shqetësuar ka denoncuar publikisht këtë veprim, duke bërë thirrje për ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve.

Sipas denoncimit, maunet e ngarkuara me inerte po mbushin bregun, duke shkatërruar ekosistemin dhe peizazhin natyror të zonës.

“Po shohim me shqetësim se plazhi ynë i vetëm natyral po ndotet çdo ditë e më shumë. Kjo situatë është e papranueshme,” shprehet denoncuesi, duke e përshkruar si një shkatërrim të detit për qëllime përfitimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit