Dy “skifterë” shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi kishin bërë namin me vjedhje. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.
Pasi u sinjalizuan për kryerjen e vjedhjeve nëpër shtëpi në zonën e Tor San Lorenzos, në Lazio, autoritetet italiane ndërhynë për të kapur hajdutët.
Në momentin e ndërhyrjes së efektivëve, shqiptarët kanë tentuar me çdo kusht të largohen, por nuk ia dolën. Për të shmangur arrestimin, dy shqiptarët arritën deri edhe të kërcënonin karabinierët me kaçavida.
Pas kërkimit në automjetin e tyre, të cilin e kishin vjedhur disa muaj më parë, gjetën gjithë mjetet dhe instrumentet që përdornin për vjedhje si: leva, pinca, trapano, troko, kazmë dhe lëndë plasëse.