Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 6 persona

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.11.2024, 11:35

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen, në afërsi të urës me harqe, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Mes të plagosurve janë katër gra nga Kosova, që udhëtonin në një nga makinat e përfshira në aksident.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Për momentin, ende nuk ka informacione të plota lidhur me shkakun e aksidentit, por gjithçka është duke u hetuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit