Një incident shqetësues është shënuar tek “Burger King” në TEG, pasi një konsumatore gjeti një qime të gjatë brenda një burgeri.
Ajo ishte ulur në fast-foodin që pretendon se sjell të njëjtin cilësi me ato amerikane e europiane, por që vakti rezultoi me një qime që mund t’i mbeste në fyt!
Mamja ishte ulur aty me fëmijën e saj, por burgeri që bleu përmbante papastërti të dukshme me sy të lirë, gjë që ngriti shqetësime serioze për higjienën e ushqimit në këtë vend ku konsumohet ushqim kryesisht nga të rinjtë.
Incidenti i la një shije të hidhur konsumatores, i cili shprehu shqetësimin se fëmija e saj nuk do të konsumonte më ushqim në këtë pikë fast-foodi.
Pasi ajo u ankua tek Burger King për cilësinë e burgerit me qime brenda, iu rimbursua shuma që pagoi për porosinë dhe u largua.
“Kthyen leket se nuk mund te hante femija perseri aty”,-shkruan klientja.