Lajm i mirë! Nëna e 2 fëmijëve ribashkohet me familjen pas publikimit në JOQ

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.11.2024, 22:32

Një lajm i mirë sapo ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania në lidhje me zhdukjen e nënës së re nga Durrësi.

Isnie Selxhaferi, nënë e dy fëmijëve të vegjël, më në fund është ribashkuar me familjen e saj. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e saj për JOQ Albania.

Isnie, e cila vuan nga depresioni, ka një foshnje të sapolindur një muajsh dhe një tjetër fëmijë të vogël. Ajo humbi kontaktet me familjen e saj që prej ditës së martë.

Rasti i zhdukjes së nënës së dy fëmijëve u publikua në JOQ dhe fatmirësisht ajo është shëndoshë e mirë dhe i është bashkuar familjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit