Jetojnë deri në 100 vite, banorët e ishullit tregojnë “sekretin” e jetëgjatësisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.11.2024, 21:54

Të jetosh deri në moshën 100-vjeçare mund të duket si një 'ëndërr', por për banorët e ishullit grek të Ikarisë, kjo është pothuajse diçka normale.

Ky ishull bën pjesë në të ashtuquajturat "Zonat Blu", zona ku njerëzit jetojnë më gjatë se mesatarja globale.

Por cili është një nga sekretet e tyre? Konsumi i mjaltit të papërpunuar.

Diane Kochilas, me origjinë nga Ikaria, shkruan se mjalti i trashë dhe i prodhuar nga bletarët lokalë është pjesë e kujtimeve më të çmuara të jetës së saj në këtë ishull. Mjalti ka cilësi antibakteriale, është i pasur me antioksidantë dhe ndihmon trupin të rregullojë nivelet e sheqerit.

Në Ikaria, shumica e banorëve e fillojnë ditën me një lugë mjaltë, që përdoret gjithashtu si mjekësi popullore për të qetësuar kollën dhe fytin e acaruar. Kombinimi i mjaltit me çaj mali, xhenxhefil dhe hudhër është konsideruar si "penicilina" e brezit të tyre.

Hulumtimet tregojnë se mjalti i papërpunuar mund të përmbajë rreth 4.3 herë më shumë antioksidantë bimorë se ai i përpunuar, gjë që mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ndoshta edhe kancerit. Studime të tjera kanë gjetur se mjalti mund të vrasë qelizat tumorale, duke sugjeruar një potencial të madh si agjent kundër kancerit.

Pra, ndoshta mjalti i papërpunuar është eliksiri i jetës?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit