Edhe pse u arrestua dikur me shumë bujë, Arben Çuko, ish-deputet i PS dhe ish-Drejtor i Burgjeve sot gëzon një post të ri, me firmën e kryeministrit Edi Rama.
Çuko u arrestua në kuadër të Operacionit "Volvo 44" ku në përgjime dilte se ai kishte marrë 3000 euro nga një i dënuar për të pasur telefon brenda dhe për të lëvizur nga një burg.
Çuditërisht çështja për Çukon u pushua në atë kohë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ish-deputeti ia hodhi pa u lagur fare.
Së fundmi ai emërohet prefekt i Fierit dhe gjithçka ecën sikur nuk ka ndodhur gjë fare. Mirë se vini në Shqipëri!