Minçev: Nuk përjashtohet ulja e numrit të të punësuarve në administratë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.11.2024, 20:18

Ministri i Administratës Goran Miçev, tha se nuk përjashtohet mundësia e uljes së numrit të të punësuarve në administratën publike, në mënyrë që të rritet efikasiteti.

Minçev tha se preferon që procesi të ndodhë në mënyrë natyrale përmes pensionimit të të punësuarve, ndërkaq tha se me propozim zgjidhjet e reja ligjore, është risi edhe Akademia për edukim dhe trajnim të administratës publike.

“Unë jam më tepër për variantin që për momentin, zyrtarët jo kompetentë të administratës publike të riedukohen. Por gjithsesi se ka edhe zgjidhje të tjera, por ndoshta është interesante që një pjesë e administratës publike të zvogëlohet përmes rrugës natyrore, respektivisht përmes pensionimit, ikjes nga administrata publike, etj. Por gjithsesi se kjo është temë debati dhe ndoshta në të ardhmen do të vijmë deri te këto zgjidhje reformuese”, shtoi Minçev.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit