Pamjet e vendit ku do të qëndrojnë kontenierët me mbetje të rrezikshme

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 08.11.2024, 14:20

Këto janë pamjet e vendit ku do të qëndrojnë kontenierët me mbetje të dyshuara të rrezikshme.

Pasi qëndroi prej më shumë se dy javësh në radë, anija "Moliva" e cila ishte nisur në fillim të gushtit për në Tajlandë, është ankoruar sot në portin e Durrësit, ku edhe janë shkarkuar kontenierët.

Pas vendimit të prokurorisë së Durrësit, autoritetet portuale kanë vendosur që këto mbetje të qëndrojnë në zonën e Porto Romanos, në afërsi të EcoPark-ut, ku gjatë këtyre ditëve është krijuar një hapësirë e posaçme. Ato do të monitorohen nga policia e Shtetit.

Hapësira në fjalë, është një pronë e sekuestruar kohë më parë nga AAPSK (Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara).

Kujtojmë se prokuroria kishte vendosur që kontenierët të mos hapeshin si dhe të monitorohen me kamera 24 orë. Analizat e lëndës së dyshuar të rrezikshme do të bëhen në laboratorë vendas.

Alarmi për anijen me mbetje toksike që ishte nisur nga Porti I Durrësit e dha rrjeti i Baselit, një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA që gjurmon tregtinë toksike, e cila paralajmëroi Malajzinë dhe më pas Tajlandën për ngarkesat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit