Emri i Albert Turjes dhe vëllait të tij lakohen në mediat italiane si personat në krye të korrdinimit të grupit kriminal që trafikonte drogë nga Kolumbia në Itali, përmes detit.
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me veprimtarinë e grupit kriminal.
Kokaina blihej në Kolumbi, dhe përmes detit, mbërrinte nga Ekuadori në Itali. Lënda narkotike fshihej në arkat me barna e banane.
Referuar mediave italiane, 44-vjeçari shqiptar Albert Turja kryeso te koordinimin për tërheqjen e drogës në portin e Livornos. Ai ishte banues në Santa Croce sull'Arno, por zotëronte biznese edhe në Firence, së bashku me të shoqen.
Hetimi i nisur në 2021, përfundoi më 7 nëntor dhe u arrestuan 23 persona e 6 të tjerë u lanë në arrest shtëpie.
Vëllai i 44-vjeçarit, Roland Turja, është aksioner i një hoteli në Durrës dhe një kompanie makinash. Ata janë nga Manza e Durrësit.