Një nga pedagoget e Universitetit të Elbasanit është ndaluar në aeroportin e Rinasit. Bëhet fjalë për pedagogen Edlira Gogu, 51 vjeçe, e cilia ishte shpallur në kërkim.
Gogu, së bashku me disa kolegë të saj dyshohet se ka marrë rryshfet për të kaluar një studente në fakultet.
Burime nga policia bëjnë me dije se ajo është ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë.
Personat e tjerë të arrestuar për këtë çështje janë:
Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
Gazment Hodaj, sekser