Një familjar ka ngritur shqetësimin për cilësinë e ushqimit të ofruar në Spitalin e Elbasanit, në pavijonin infektiv.
Sipas tij, babai i tij, i shtruar prej disa ditësh, po përballet me ushqim që nuk plotëson as kushtet minimale të nevojshme për pacientët e hospitalizuar.
Fotot e dërguara për JOQ tregojnë ushqime të cilat përfshijnë një racion qulli me një qofte të vetme, oriz dhe patate të paziera, dhe një supë me makarona për të cilën pacienti shprehet se është si ujë me ngjyrues.
“Si duhet t’ja bëjë një njeri që shtrohet në spitalin e Elbasanit dhe që vjen nga larg, pa mundësi për të blerë ushqim jashtë? Me aq ilaçe dhe antibiotikë që marrin, a është normal ky ushqim?”, shkruan ai, duke ngritur pyetjen se ku shkojnë fondet e dedikuara për ushqimin e pacientëve në spitale.
Ky denoncim vjen pak ditë u bënë publike në JOQ kushtet e mjerueshme të banjove të Spitalit të Elbasanit.
JOQ INVESTIGON
Në një hulumtim të JOQ bëhet me dije se tenderi i Spitalit Rajonal të Elbasanit me drejtor Agron Gaxhon ka shpallur fitues me 12 Korrik të këtij viti kompaninë SILVER Shpk.
Kompania që në letra i është kaluar Linard Balanit, ka qenë 100% në pronësi të Shpresa Joanidhit. Gllabërueses të tenderave publike e cila vjedh pa kriter nga Buxheti i Shtetit, si në këtë rast dhe për 55 Milionë Lekë me TVSH nga taksat e qytetarëve ofron dy tasa alumini me ushqim për kafshët!