Një incident i tensionuar ka ndodhur në mes të rrugës pranë Farmacisë 10, kur një grua ka shpërthyer në një debat të ashpër me një shitës perdesh.
Sipas dëshmitarëve, sherri nisi pasi shitësi e shau gruan duke e quajtur atë “rrugaçe”, teksa tensionet u rritën deri në përleshje fizike, kur gruaja iu hakërrye në mes të rrugës.
Kalimtarët që po kalonin pranë vendngjarjes u shokuan nga skena, duke u munduar të qëndronin sa më larg situatës.
Në përpjekje për të qetësuar situatën, një burrë ka ndërhyrë mes të dyve, duke u munduar të ndalonte përplasjen fizike mes tyre.
Në momentin e largimit, gruaja i ka thënë shitësit se nuk i shkel më në dyqan. “T’i q* robt ku t’i kesh”,-përfundon sherri me largimin e saj.
Incidenti ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të cilët kanë parë sherrin që sipas tyre zgjati për disa minuta me tone të larta.